Haxhiu: Vepra e Afrim Bunjakut do të mbetet e skalitur në historinë e Kosovës

11:35 | 24 Shtator 2024
K.B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përkujtuar heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun në njëvjetorin e rënies së tij.

Haxhiu tha se Afrim Bunjaku qëndroi i palëkundur përballë terroristëve serb, duke treguar trimëri dhe përkushtim për atdheun dhe popullin tonë.

Ministrja tha se sakrifica e tij nuk do të harrohet kurrë, dhe se vepra e tij do të mbetet e skalitur në historinë e Kosovës, shkruan Arbresh.info

Postimi i plotë i ministres Haxhiu:

Me plot krenari, nderojmë sot heroin tonë Afrim Bunjaku, i cili dha jetën e tij në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës. Afrim Bunjaku qëndroi i palëkundur përballë terroristëve serb, duke treguar trimëri dhe përkushtim për atdheun dhe popullin tonë.

Sot, ne përkulemi me nderim përpara kujtimit të tij, duke e parë Afrim Bunjakun si shembull të vlerave më të larta të forcave të rendit dhe të çdo qytetari që ka në zemër lirinë dhe paqen e këtij vendi.

Sakrifica e tij nuk do të harrohet kurrë. Vepra e tij do të mbetet e skalitur në historinë e Kosovës, si dëshmi e trimërisë dhe përkushtimit në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit tonë. Afrim Bunjaku është dhe do të mbetet përgjithmonë një hero kombëtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme