Presidenti Hashim Thaçi ka marrë një kritikë të ashpër pasi e ka dekretuar Radomir Labanin gjyqtar kushtetues. Kritika i ka ardhur nga deputetja Albulena Haxhiu e cila vije nga Lëvizja Vetëvendosje.
Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se Thaçi e ka dekretuar njeriun e Listës serbe e që është i dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal.
Lexoni të plotë postimin e Haxhiut:
“Thaçi paska dekretuar sot personin që është dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal.
Pra prej sot gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese e kemi edhe një person që kërkohet nga Interpoli dhe ka dënim të vërtetuar!
Thaçi ka qenë në dijeni për të gjitha këto por e ka dekretuar sepse ai njeriu i Listes serbe pra Radomir Labani, i duhet aty për ‘Zajednicën’ dhe të tjera çështje!
Këta s’kanë lënë institucion pa degraduar, turp ju qoftë!.
Haxhiu kishte reaguar për Labanin edhe në muajin maj kur ai ishte votuar nga shumica e deputetëve të Kosovës.
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje