Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka harruar pasaportën kur ka dashur të niset për në Bruksel për të diskutuar për dialogun me Serbinë.
“Po e them kështu që për marrëveshjen finale mes Serbisë edhe Kosovës që mëndu të jetë traktat paqe përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë është punuar ndër vite brenda partive politike shqiptare, njerëzve me peshë dhe miqve ndërkombëtarë”, tha ai në emisionin dPT .
“Deri këtu është bërë shumë punë dhe Kosova nuk e ka luksin që të shkojë në këtë fazë finale me një kryeministër, i cili ende nuk ka sjellë platformën para kuvendit, është nisur me nguti dhe pasaportë për në Bruksel. Edhe pasaportën e ka harruar, është dashur të presë aeroplani në pistë me udhëtarë që ai të vijë. Piloti, dhe kompania që është gjermane, ka thënë se duhet vetëm edhe 15 minuta që të vijë ose duhet të niset pasi nuk mund të bllokojë pistën. Është dashur policia me eskortë dhe alarme që të sjellë pasaportën për kryeministrin. I keni edhe kamerat e aeroportit. Kaq i papërgatitur ka qenë. Andaj edhe është hequr pika 10 në Uashington.”, shtoi Haxhiu.
Këto fjalë i tha ai edhe të hënën në Kuvendin e Kosovës.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...