Google ADS

Haxhiu tregon pse Lamih Balaj nuk u lejua të merrte pjesë në seancën për Telekomin

12:07 | 14 Maj 2019
Arbresh.info

Kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj u ftuar për raportim para Komisionit për Telekomit, por jo edhe në Kuvendin e Kosovës.

E kjo sipas deputetes së VV-së, , Albulena Haxhiut ka ndodhur pasi nuk ka lejuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan arbresh.info.

Haxhiu ka treguar gjithashtu edhe arsyetimin e Veselit.

“Këtu sot do të mund të kishte folur edhe kryetari i Sindikatës, Lamih Balaj i cili do na e sqaronte problemin e Telekomit. Në komision ai ka dhënë detaje që ne nuk i kemi ditur më parë, mirëpo ai nuk u lejua që të vinte sot për shkak se nga Kuvendi u tha se nuk është praktikë. Pse të mos e bëjmë praktikë këtë gjë”, ka thënë Haxhiu./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme