Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar Xhevë Lladrovci, Fehmi Lladrovci dhe Fatime Hetemi, të cilët i cilësoi si dëshmorë të luftës së lavdishme.
Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook”, deklaroi se rënia e tyre vetëm sa ka ngritur frymën çlirimtare tek gratë e burrat për të qëndruar bashkë në rezistencë deri në çlirimin e plotë të vendit.
“Xhevë Lladrovci, Fehmi Lladrovci dhe Fatime Hetemi, janë dëshmorët e luftës së lavdishme, rënia e të cilëve vetëm sa ka ngritur frymën çlirimtare tek gratë e burrat për të qëndruar bashkë në rezistencë deri në çlirimin e plotë të vendit. Lavdi veprës heroike të dëshmorëve të luftës sonë çlirimtare”, shkroi Haxhiu. /arbresh.info/
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...