Sot nikoqir i takimit të tretë të partive politike ishte Lëvizja Vetëvendosje.
Në tryezën e tretë, Albin Kurti ka renditur pesëmbëdhjetë pika si arsye se pse Ramush Haradinaj nuk mund të jetë më kryeministër i Kosovës e vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në Interaktiv të KTV-së, tha se këto tryeza nisën me ftesë të LDK-së, që kishte të bënte me zgjedhje të jashtëzakonshme, pastaj nuk ishte konsistente në kërkesën e saj.
“Në kërkesa të tyre po dalin tema tjera tash. Sot VV organizoi këtë tryezë me temë “Zgjedhjet janë zgjidhje”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se Albin Kurti përmendi të gjitha problemet dhe dështimet e Qeverisë Haradinaj.
“Kemi thënë se LDK-ja kërkon zgjedhje por s’është serioze, ajo e ka bërë atë më shumë për konsum publik se sa që është e interesuar të shkojë në zgjedhje. Sot u dëshmua se LDK s’i do zgjedhjet. LDK si çdo herë tjetër s’i intereson nëse krijohet Zajednica, asaj i intereson ta ketë një komoditet të qeverisjes që pretendon ta ketë”, tha ajo.
Se VV-ja nuk është serioze në kërkesën për zgjedhje, Haxhiu e mohoi një gjë të tillë.
“Duke e marrë parasysh gjendjen aktuale në vend, ne konsiderojmë që asnjëra nga subjektet politike s’duhet t’i shikojmë si i kanë punët. Ne insistojmë që e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet”, tha ajo tutje.
Sot Kurti gjithashtu tha se kryeministri Haradinaj është marrë me qera nga presidenti Thaçi.
Ndërkaq më vonë, Haradinaj e ka porositur Kurtin që të merret me partinë e tij të ndarë, ngase “po duket që është i pa punë”.
Përgjigjen e Haradinajt, Haxhiu e quajti fëmijërore. “Përdor deklarata fëmijërore e që s’i shkojnë përshtati një kryeministri”, tha ajo.
“Qeveria aktuale s’mund të vazhdojë tutje. Zhvillimet aktuale, sidomos këto bisedimet me Serbinë, duhet t’i kthehen Kuvendit”, tha tutje.
Haxhiu tha se janë habitur me reagimin e pjesës tjetër të opozitës.
“Ne pritëm të paktën ta kemi mbështetjen e tyre, por sot u pa ajo që e kemi thënë vazhdimisht”, tha Haxhiu.
Haxhiu e përmendi edhe projektligjin e propozuar për dialogun me Serbinë, se nuk e duan Thaçin ta udhëheq këtë dialog.
“Duket se Kosova nuk ka qenë fare pjesëmarrëse në këtë dialog deri tani. Më së shumti ka përfituar Serbia”, tha ajo, duke shtuar se Kosovës nuk iu lehtësua rruga për integrime evropiane.
Ajo tha se përgjegjësinë më të madhe nga dëmet në këto negociata, i takojnë Hashim Thaçit dhe Edita Tahirit.
Haxhiu tha se Lista Serbe, përfaqëson interesat e Beogradit, prandaj nuk do ta ftojnë asnjëherë në tryeza të tilla si të sotmet, ashtu siç kanë bërë subjektet tjera.
Marrëveshjen e vitit 2013, e cila flet për kompetencat e Zajednicës, Haxhiu tha se Qeveria aktuale po tenton ta jetësoj Zajednicën.
“Haradinaj në vazhdimësi jep deklarata të çuditshme. Thotë se s’është marrë me këtë çështje por ne e shohim se po tenton ta jetësojë Zajednicën”, tha ajo.
Haxhiu ftoi pjesën tjetër të opozitës, të aranzhohen ta rrëzojnë këtë qeveri përmes mocionit.
“Është e vërtetë që s’i kemi numrat por i kemi përmendur tri alternativa që do ta rrëzonin këtë qeveri. Dorëheqja, mosbesimi dhe mocioni i mosbesimit”, tha Haxhiu.
Haxhiu tha se Kosova s’duhet të lëshojë pe as ndaj ndërkombëtarëve, kur bëhet fjalë për sigurinë e Kosovës dhe temat në interes të vendit./Koha.net/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK