Google ADS

Haxhiu thotë se PDK-ja nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, mbesin në opozitë

00:41 | 24 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Bekim Haxhiu, deputeti nga radhët e PDK-së, ka folur rreth asaj se a do t’i bashkohen koalicionit qeverisës.

“PDK do të jetë aty ku do partia dhe ku do votuesi i saj, dhe jo ku të tjerët e rreshtojnë. Ajo është në shërbim të qytetarëve”.

“PDK është duke bërë më të mirën brenda Kuvendit për qytetarët e Kosovës, nuk e shohim vetën për të bërë pjesë e asnjërës palë as të LDK-së dhe as të LVV-së, ashtu si e them unë të qeverive të mashtrimit”.

“Ne e shohim votën në opozitë, dhe llogaridhënien për situatën e tanishme qytetari duhet ta kërkojë nga ato”.

“Nuk po shoh që është duke bërë ndonjë punë të mirë, si kjo si ajo qeveria tjetër nuk është se kam parë se kanë bërë diçka”.

Haxhiu në Edicionin Special të Klan Kosovës ka thënë se nëse LVV-ja e ka zhvendosur miqësinë me SHBA-në përgjegjësia i takon LDK-së për këtë.

“Nëse LVV-ja e ka zhvendos Kosovën nga miqësia me SHBA-në, përgjegjësia është e LDK-së, sepse Kurti është bërë kryeministër me votat e LDK-së”.

“Konflikti që është prodhuar pastaj mes SHBA-së dhe BE-së, këtu ka humbur Kosova dhe nuk guxon të ndodh që Kosova të mbet në situatë që të zgjedh mes BE-së  dhe SHBA-së. Për këtë narracion të ngritur përgjegjës janë edhe LVV edhe LDK-ja”, ka thënë Haxhiu.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme