Deputeti i PDK-së dhe anëtari i i komisionit për shëndetësi, Bekim Kamishi gjatë diskutimit në emisionin “Click” për grevën në shëndetësi, tha se greva e kirurgëve nuk është në përputhje me ligjin e grevave.
“Ata është dashtë me lexu ligjin e grevave, sepse nëse organizimi i tillë grevist është jashtë organizmit sindikal, atëherë 50 % e tyre duhet me punu, 50 % rrijnë me shirita në vendin e punës për të dëshmuar kërkesën e tyre. “, tha Haxhiu.
Kjo është java e pestë që prej kur kirurgët kanë hyrë në grevë, atyre dje iu janë bashkuar edhe kirurgët vaskularë. Kirurgët po kërkojnë rritjen e koeficientit nga 5 në 10. Në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë, thonë se kërkesa e kirurgëve është larg realitetit buxhetor në Kosovë.
Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se nuk mund të ketë rritje të pagave në shëndetësi pa u miratuar projektbuxheti për vitin 2019 nga Kuvendi i Kosovës.
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...