Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se gruaja që u plagos nga bashkëshorti i saj në Bresje të Fushë Kosovës, i ka kërkuar drejtësi për rastin e saj.
Haxhiu, e cila ka vizituar gruan në Kirurgjinë Torakale ku ajo është duke u trajtuar, ka thënë se lajmi ka qenë shumë i rëndë për institucionet dhe ministrinë që ajo drejton.
Edhe ministrja ka kërkuar drejtësi dhe bëri thirrje që raste të tilla të mos përsëriten më. Po ashtu, ajo njoftoi se dorasi ka pasur edhe disa vepra të tjera të dhunës në familje, por ishte liruar “kinse se ka probleme shëndetësore”.
“Sot isha në vizitë tek gruaja e cila u plagos nga bashkëshortit i saj, një lajm shumë i rënde për neve si shoqëri por edhe për institucionet, sidomos për mua si ministre e drejtësisë. Sigurisht që i gëzohemi lajmit që gruaja është mirë me shëndet. Unë sot takova viktimën e cila fatmirësisht ka shpëtuar dhe gjendja e saj është stabile”.
“Është e rëndësishme që ne po kërkojmë drejtësi po ashtu edhe gruaja pati të njëjtin mesazh. Unë kam pasur një reagim dje, sot vizita ime ishte për të dëshmuar mbështetjen institucionale. Dhe për të bërë thirrje që rastet si të Edonës të mos përsëriten asnjëherë. Në raport me këtë rast dorasi ka pasur disa vepra të dhunës në familje. Pak orë më përpara kishte qenë në mbajtje për dhunë në familje dhe ishte liruar nga gjykata kinse ka probleme shëndetësore”, ka thënë Haxhiu, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu ka thënë se lirimi i të dyshuarit nuk ka qenë i nevojshëm sepse Qendra Korrektuese ka staf shëndetësor. Sipas saj, këto raste duhet të trajtohen me seriozitet më të madh.
“Në këtë drejtim Qendra Korrektuese kanë staf shëndetësor kanë dhe medikamente të cilat ofrohen prandaj ka qenë e papranueshme për mua që një person që është recidivist të lirohet nga masa dhe në anën tjetër sapo e përfundon këtë shkon dhe e plagos viktimën. Sigurisht që qëllimi ka qenë që ta vras viktimën, raste të tilla duhet të trajtohen më seriozitet të madh. Secili institucion duhet ta kryej me përgjegjësinë e saj në mandatin që ka. Ajo që është e rëndësishëm që gruaja është në gjendje stabile. Uroj që sa më parë të dal nga këtu dhe të ketë jetë të gjatë me fëmijët e saj. Ne e kemi obligim që për çdo qytetarë të Republikës së Kosovës të ofrojmë siguri sidomos vajzat dhe gratë të cilat rrezikohen nga dhuna në familje”, shtoi ajo.
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...