Në shtatë vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga policia dhe prokuroria që ta zbardhin rastin e vdekjes.
Sipas saj Ministria e Drejtësisë ka bërë gjithçka që lejojnë kompetencat e saj, dhe tani i mbetet institucioneve të drejtësisë të veprojnë dhe të sjellin rezultate ndaj këtij krimi.
“Ministria e Drejtësisë ka bërë gjithçka që lejojnë kompetencat e saj. I mbetet institucioneve të drejtësisë të veprojnë dhe të sjellin rezultate ndaj këtij krimi ende të errësuar. Drejtësia për Astritin duhet të ndodhë! Ajo nuk mund të vonohet më gjatë”, tha Haxhiu.
Haxhiu tha se Dehari u vra në rrethana të sqaruara nga ekspertë të mjekësisë ligjore dhe Raporti i Institutit Zviceran nga Lozana, por të pa sqaruara nga aturoitetet e drejtësisë.
“Siҫ dihet, një sërë anomalish institucionale vërehen menjëherë pas gjetjes së trupit të Astrit Deharit, që nga vonesa e ndihmës mjekësore, tek nxitimi i deklarimeve të Kryepolicit të rajonit të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, e po ashtu Kryeprokurorit i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha. Njëri konstatonte se Astriti vdiq nga mbi doza e medikamenteve, kurse tjetri e cilësoi si vetëvrasje ende pa nisur asnjë hetim”, theksoi ajo.
Kujtojmë se Astrit Dehari është gjetur i vdekur në qelin e paraburgimit në Prizren shtatë vite më parë, vdekja e tij akoma është një mister./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...