Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth gjendjes aktuale në Kosovë e në veçanti rreth bisedimeve Kosovë-Serbi.
Deputetja nga radhët e kësaj partie Albulena Haxhiu, tha se Hashim Thaçi i ndryshojë kufijtë me Malin e Zi, dhe tash nuk ka kredibilitetin të flas për marrëveshjen për korrigjimin e kufijve..
“Hashim Thaçi na ndryshojë kufirin me Malin e Zi dhe tani ai s’ka kredibilitetin të na flet për marrëveshjen. Për korrigjim të kufijve. Thaçi nuk duhet ta takojë Aleksandër Vuqiqin. Thaçi, nuk ka mandat nga kuvendi e as nga populli. Ne si VV do ta kundërshtojmë korrigjimin e kufijve sepse është i papranueshëm”.
Ndërsa lidhur me kërkesën e Partisë Social Demokratike për seancë të jashtëzakonshme, Haxhiu ka thënë se seancat e jashtëzakonshme mund të mbahen por duhet të dihet thelbi i tyre.
“Ne mund të mbajmë seanca të jashtëzakonshme sa të duam por thelbi është të procesi. Nuk mund të shkojmë tutje pa e ndërprerë këtë formë të dialogut. Ata mbajnë një komision të uzurpuar sepse ai komision i takon VV-së. Ne VV nuk jemi në pushim ndonëse kuvendi është në pushim, sepse ne nuk besojmë që Kuvendi është i vetmi institucion. Ne besojmë që të kemi mobilizim gjithëpërfshirës, këtu nuk përjashtojmë protestat. Për të ndalur të keqen që po i bëhet këtij vendi”.
Ndërsa Arbërie Nagavci, tha se institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë njohjen e Kosovës nga Serbia, ndërsa shton se është e domosdoshme të shkojmë në zgjedhje.
“Institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë me ngulm njohjen e Kosovës nga Serbia. Dëmet e shkaktuara gjate luftës nuk janë paguar ende nga Serbia. Duhet të kemi parasysh që Lugina duhet te shihet si tërësi e jo veq e veq njëra-tjetrës. Thaçi i ka nxitur Luginën në rastin e heqjes se Lapidarit e kur ishte puna me vepruar i la në baltë qytetarët atje. Zgjedhjet e reja i hapin rrugë Kosovës. Pra, me zgjedhje për një shtet që i jep mundësi arsimit dhe punësimit dhe për një president që bashkë-ndjen me popullin e jo që i favorizon vetëm disa”, ka përfunduar Nagavci./arbresh.info/
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?