Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e nominuara për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për takimin Kurti-Thaçi i cili u mbajt sot për t’u konsultuar për mandatarin e qeverisë.
Sipas saj, ai takim nuk ka qenë fare i nevojshëm, por se i janë përgjigjur ftesës në respekt të institucionit të presidentit.
Haxhiu e ka quajtur skandal caktimin e afatit kohor prej 48 orësh nga Thaçi për dorëzim të emrit të mandatarit për krijim të qeverisë.
Ajo thotë se me këtë presidenti shkeli Kushtetutën me të dyja këmbët, sepse sipas saj, nuk ekzistojnë afate të tilla.
Deputetja e Vetëvendosjes thotë se kjo u bë me qëllim nga Thaçi, pasi i njëjti e di që marrëveshja me LDK-në nuk është arritur ende.
“Sot ka pasur një takim të shkurtët konsultativ me presidentin Thaçi lidhur me veprimet e VV-së për krijimin e Qeverisë. Ka qenë një takim jashtëzakonisht i shkurtër, presidenti Thaçi ka shpjeguar se në rolin e tij është funksionimi i institucioneve të Kosovës. Ne ja kemi shpjeguar që qëndrimi i VV është në linjë të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. As ky konsultim nuk ka qenë i nevojshëm por pasi i bëri tri ftesa ne në respektim të institucionet shkuam. Caktimi i 48 orëve është skandal i presidentit Thaçi sepse unë nuk kam parë asnjëherë asnjë rast kushtetues. Prandaj nuk e di kush e ka këshilluar ta bëjë një gjë të tillë, por mund të jetë edhe e qëllimshme”, ka thënë ajo.
Sipas saj nuk është në përgjegjësi të tij që të caktojë afate kohore.
“Ne nuk na obligon ky ultimatum. Shumë shpejt do të mblidhet Kryesia e Vetëvendosjes. Do të takohemi para këtij afati 48 orësh dhe kryetari do të shpjegojë për takimin me presidentit”, ka thënë ajo.
Sipas saj, po të varej nga Vetëvendosje nuk do të vonohej krijimi i qeverisë ashtu siç nuk u vonua konstituimi i Kuvendit.
Ajo thotë se që nga oferta e fundit që VV pati për LDK-në nuk ka pasur më takime me këtë të fundit.
“Nuk ka afat kushtetutës ligjor për krijimin e qeverisë, momenti kur dekretohet fillon afati 15 ditorë. Ne po insistojmë që ta kemi marrëveshjen me LDK-në, në mënyrë që kur ta dorëzojmë shkresën tek presidenti ta kemi marrëveshjen për koalicion”, ka thënë ai.
Sipas saj qytetarët kanë dhënë sinjal të qartë se si duhet të qeveriset vendi.
Ajo thotë se gjithë mundi për programin qeverisës ra në ujë nga kërkesa e LDK-së për pozitën e presidentit.
Haxhiu thotë se presidenti në situatën aktuale duhet vetëm të pres, pasi nuk është në kompetencat e tij të bëjë diçka.
“Ai e di që ne nuk e kemi marrëveshjen gati prandaj vendosë afate kohore. Nëse e dërgojmë tek presidenti do të tregojmë se ka dështuar marrëveshja. Ne po mundohemi të provojmë për marrëveshje me LDK-në”, ka thënë ajo në KTV.
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...