Aktivitsë të VV-së kanë zhvilluar sot një aksion përball stacionit të Policisë ‘Qendra’ në Prishtinë, ku kanë gjuajtur këtë stacion me ngjyrë të kuqe, nën moton ‘Arrestoni dhunuesit, jo gratë’.
Deputetja e VV-së albulena Haxhiu ka reaguar në rrjetin social facebook duke thënë se janë arrestuar tetë aktivistë të VV-së. Ajo ka thënë se do të vazhdojnë me aksione të tilla ende.
Statusi i parë:
Para pak çastesh Policia e Kosovës arrestoi 8 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndër ta dhe një deputete të Kuvendit të Kosovës, teksa po zhvillonin aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave.
Të arrestuar janë:
Saranda Bogujevci
Rinë Zhitia
Diellëz Arifi
Elona Kurti
Arta Berisha
Çlirim Gërbeshi
Atdhe Arifi
Patrik Domi.
Statusi i dytë:
Kur institucionet janë në gjumë dhe nuk reagojnë karshi raportimeve për dhunën në familje, aksionet simbolike bëhen të domosdoshme për t’i zgjuar nga gjumi ata që kanë për detyrë të mbrojnë jetët e vajzave, grave, fëmijëve!
Arrestimi i aktivistëve dhe deputetes Saranda Bogujevci është i papranueshëm dhe ka për tendencë mbylljen e gojës karshi vrasjeve të vajzave e grave!
Ne do të vazhdojmë me aksione të tilla e të ngjashme deri sa të ketë reagim të menjëhershëm karshi dhunës ndaj grave!
Liri për të arrestuarit!
Drejtësi për gratë që janë vrarë!
Dënim kriminelëve!
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...