Krerët e Institucioneve të Drejtësisë dhe Sigurisë janë mbledhur sot pas vrasjes së 2 grave brenda katër ditëve nga bashkëshortët e tyre në Kosovë.
Pas mbledhjes, ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje prokurorëve që janë duke u marr me rastet e dhunës në familje që të i kryejnë detyrat e tyre me përgjegjësi të lartë, raporton Arbresh.info.
Haxhiu ka bërë të ditur se sot në mbledhje është diskutuar për vlerësimin e saktë të secilit rast, teksa është kërkuar të ashpërsohen dënimet për armëmbajtje pa leje, si dhe ministrja bëri të ditur se shumë shpejt në Kuvend do ta procedojmë ligjin për armëmbajtjen pa leje.
“Ndaj këtyre fenomeneve nuk duhet të jemi spektatorë dhe institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë sipas mekanizmave. Le të jenë institucionet tona me ndërgjegjësimin më të lartë, le të shqiptohen dënime maksimale se deri sa janë dhunues ata janë nuk janë të dobishëm për vendin. Nëse vërtet duam një shoqëri që prosperon nuk mund ti ndjekim këto praktika”, ka deklaruar ministrja Haxhiu.
“Nga këtu bëjë thirrje që secilit prokuror që është duke u merr me rastet e dhunës në familje që ka përgjegjësin për ti mbrojtur viktimat, ti kryejnë detyrat me përgjegjësin më të lartë dhe institucionet tona duhet të jenë shembull. Çështjet nga takimet e mbajtura sot janë, të bëhet vlerësimi i saktë në secilin rast, të ashpërsohen dënimet për armëmbajtje pa leje, të adresohet secili lëshim për procedurat e rregullta të dhunuesve, të avancohet politika ndëshkimore, në raste kur ka dhunë në familje dhunuesi të largohet nga shtëpia dhe viktima që të qëndroj në shtëpi, gjithashtu në Kuvend shumë shpejt do ta procedojmë ligjin për armëmbajtjen pa leje”, ka thënë Haxhiu.
Po ashtu, Haxhiu ka kërkuar të monitorohet edhe gjuha e urrejtjes së qytetarëve në rrjetet sociale.
“Fenomeni i dhunës në familje është vërtetë shqetësuese dhe alarmante, padi që shumë individ në vendin tonë shohin dhunën si tejkalimin e problemeve. Ky fenomen është armiku ynë i brendshëm. Këto akte shkatërrojnë jetën e fëmijëve. Nga viti 1999 Kosova ka 99 gra të vrara nga dhuna në familje. Është tejet serioze gjuha e urrejtjes e përdorur nga qytetaret ne rrjete sociale dhe unë e dënoj si ministre e Drejtësisë. Unë bëjë thirrje që më kujdes të veçantë të monitorohet kjo gjuhë në rrjete sociale sepse është nxitëse”, deklaroi Haxhiu.
Në këtë mbledhje, kanë marr pjesë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe krerët e tjerë të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...