Haxhiu takon ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendin

17:54 | 10 Nëntor 2023
E.K

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendin.

Në këtë takim është diskutuar për “çështje të interesit të përbashkët e që ndërlidhen me deklaratën e zotimeve për reformën në drejtësi, zbatimin e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në familje dhe me bazë gjinore, rëndësinë e rritjes së numrit të mbrojtësve të viktimave, objektet e prokurorive në Mitrovicë dhe Prizren dhe çështje të tjera që ndërlidhen me përgjegjësitë tona institucionale./Arbresh.info

Të ngjashme