Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Republikën e Kosovës, Aivo Orav, të cilit i uroi mirëseardhje dhe sukses në detyrën e re.
Në njoftim thuhet se gjatë këtij takimi, është diskutuar për reformën dhe rëndësinë e saj në sistemin e drejtësisë, raporton Arbresh.info.
“Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu e njoftoi Ambasadorin Orav për punën dhe arritjet e deritanishme në Ministrinë e Drejtësisë brenda mandatit, duke theksuar këtu reformën në drejtësi, luftimin e korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe fuqizimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare si dhe ato të Profesioneve të Lira mes tjerash. Në takim gjithashtu është diskutuar për rëndësinë e reformes në drejtësi dhe për çështje të tjera në kuptim të bashkëpunimit në forcimin e rendit dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Haxhiu ka falënderuar ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë për gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim dhe mbështetje për Republikën e Kosovës./Arbresh.info/
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...
Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...