Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mirëpriti sot një delegacion, hulumtues, ndër ta prokurorë e gjyqtarë të Gjykatës Federale Kushtetuese të Gjermanisë.
Ministrja Haxhiu shprehu mirënjohjen e saj të plotë ndaj shtetit të Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar për Kosovën, me theks të veçantë për ndihmën në forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë.
“Gjatë takimit, u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe sfidat me të cilat përballet institucionet e drejtësisë në Kosovë. Të pranishmit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të hapin debate rreth çështjeve kyçe, duke përfshirë reformën në drejtësi, sundimin e ligjit dhe rezultatet e arritura deri më tani”, thuhet në njoftim.
Ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin dhe fuqizimin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë, duke shtuar se ky bashkëpunim është i një rëndësie kyçe për arritjen e objektivave afatgjata në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit./Arbresh.info/
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, dy të lënduar
Bislimi: Kosova ka njohur progres ekonomik dhe demokratik, p...
Dardanet do t’i zhvillojnë dy miqësore me Estoninë në Prisht...