Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mirëpriti sot një delegacion, hulumtues, ndër ta prokurorë e gjyqtarë të Gjykatës Federale Kushtetuese të Gjermanisë.
Ministrja Haxhiu shprehu mirënjohjen e saj të plotë ndaj shtetit të Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar për Kosovën, me theks të veçantë për ndihmën në forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë.
“Gjatë takimit, u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe sfidat me të cilat përballet institucionet e drejtësisë në Kosovë. Të pranishmit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të hapin debate rreth çështjeve kyçe, duke përfshirë reformën në drejtësi, sundimin e ligjit dhe rezultatet e arritura deri më tani”, thuhet në njoftim.
Ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin dhe fuqizimin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë, duke shtuar se ky bashkëpunim është i një rëndësie kyçe për arritjen e objektivave afatgjata në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit./Arbresh.info/
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...