Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot është takuar me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin. Gjatë këtij takimi është diskutuar për luftimin e korrupsionit si kusht për liberalizimin e vizave dhe rastin Dehari.
Përmes një MD-ja, ka njoftuar se gjatë këtij takimi, Haxhiu ka theksuar edhe një herë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është faktor kyq në zhvillimin ekonomik dhe çështjen e liberalizimit të vizave.
“Luftimi dhe konfisikimi i pasurisë së paligjshme duhet të jetë prioritet i institucioneve të drejtësisë në mënyrë që ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Në takim, Haxhiu ka përmendur edhe për rastin Dehari.
“Ministrja Haxhiu po ashtu theksoi nevojën e riangazhimit të Institutit zviceran, përmes mundësisë së vizitës së tyre në Kosovë për të bashkëpunuar me Prokurorinë Speciale dhe për të zbardhur gjitha rrethanat për rastin Dehari, gjë për të cilën u njoftua se në qershor të këtij viti është planifikuar që përfaqësuesit e Institutit Zviceran të vijnë në Kosovë”, thuhet në njoftim./arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Sot, Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu u takua me Kryeprokurorin e Shtetit, z. Aleksandër Lumezi.
Ministrja Haxhiu u njoftua lidhur me punët e Prokurorisë gjatë kohës sa vendi po përballet me Pandeminë Covid – 19 dhe veprimet e ndërmarra nga ky institucion në këto rrethana.
Në takim u diskutua çështjet që janë prioritet i Ministres së Drejtësisë të dalura nga programi qeverisës. Ministrja theksoi veçanërisht përgatitjet e Ministrisë në përpilimin e draftligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme si mjet kyç në rrugën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionin, koncept dokumenti i të cilit pritet shumë shpejt të procedohet në Qeveri për miratim.
Ministrja Haxhiu ka theksuar edhe një herë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është faktor kyq në zhvillimin ekonomik dhe çështjen e liberalizimit të vizave. Luftimi dhe konfisikimi i pasurisë së paligjshme duhet të jetë prioritet i institucioneve të drejtësisë në mënyrë që ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
Po ashtu Ministrja Haxhiu shprehu gatishmërinë për të fuqizuar kapacitetet e institucioneve të drejtësisë sidomos të Prokurorisë Speciale.
Ministrja Haxhiu po ashtu, theksoi nevojën e riangazhimit të Institutit zviceran, përmes mundësisë së vizitës së tyre në Kosovë për të bashkëpunuar me Prokurorinë Speciale dhe për të zbardhur gjitha rrethanat për rastin Dehari, gjë për të cilën u njoftua se në qershor të këtij viti është planifikuar që përfaqësuesit e Institutit Zviceran të vijnë në Kosovë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...