Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim delegacionin nga Danimarka në krye me ministrin e Drejtësisë Peter Hummelgaard dhe kryesuesin e Komitetit të Çështjeve Ligjore të Parlamentit danez, Steffen Larsen.
Në takim u diskutua edhe marrëveshja për transferimin e të burgosurve në Kosovë për të cilën Haxhiu u shpreh se kjo është hera e parë që Kosova po ndërmerr një hap të tillë teksa tha se do të angazhohen për përfundimin e procedurave të nevojshme që Marrëveshja të procedohet në Kuvend.
“Sa i përket marrëveshjes për transferimin e të burgosurve në Kosovë, ministrja Haxhiu theksoi se vendi ynë për herë të parë po ndërmerr një hap të tillë dhe pikërisht me Danimarkën si një vend mik dhe partner shumë i rëndësishëm për Kosovën. Si Ministri e Drejtësisë, tha ajo, do të angazhohemi maksimalisht dhe me përgjegjësi të plotë që të përfundohen të gjitha procedurat e nevojshme në mënyrë që kjo marrëveshje të procedohet sa më parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim”, thuhet në njofitmin nga Ministria e Drejtësisë.
Haxhiu tha se Kosova njihet për trajtim të të burgosurve pa iu cenuar të drejtat dhe siguroi që trajtimin e njëjtë do ta marrin edhe të burgosurit e transferuar nga Danimarka dhe kërkoi nga Danimarka edhe që të vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën veçanërisht në proceset e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.
“Duke qenë se Kosova vlerësohet si nga raportet vendore edhe ato ndërkombëtare si vendi i cili trajton të burgosurit pa cenuar asnjë të drejtë të tyre, Haxhiu i siguroi të pranishmit që të njëjtin trajtim do ta kenë edhe të burgosurit e transferuar nga Danimarka. Ministrja Haxhiu në mbyllje të fjalës së saj ka kërkuar që Danimarka të vazhdon me mbështetjen deritanishme për Kosovën, dhe veçanërisht në proceset e rëndësishme si anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian”, u shpreh ajo.
Kurse homologu i saj, Hummelgaard foli për rëndësinë e takimit për të çuar përpara marrëveshjen.
“Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë nga Mbretëria e Danimarkës, z. Hummelgaard, derisa ka falënderuar ministren Haxhiu për bashkëpunimin e ofruar, ka theksuar se Danimarka do të vazhdon të mbështes Kosovën dhe popullin e saj në procese të rëndësishme, përfshirë edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Bashkim Evropian. z. Hummelgaard tha se ky takim është shumë i rëndësishëm për të çuar përpara marrëveshjen për transferimin e të burgosurve si dhe për të parë mundësit e bashkëpunimit në sektor të drejtësisë.”, tha ai.
Haxhiu dhe Hummerlgaard kanë vizituar edhe Burgun e Gjilanit, ku do të vendosen të burgosurit e transferuar nga Danimarka.
Kosova dhe Danimarka kanë arritur marrëveshje për transferimin e të burgosurve danezë në Burgun e Gjilanit dhe si rrjedhojë e kësaj, Danimarka do t’i paguajë 210 milionë euro Kosovës./Arbresh.info/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...