Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim homologun e saj danez, Nick Hækkerup.
Ajo i ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin korrekt të Mbretërisë së Danimarkës, duke i cilësuar si aleat tejet të vlefshëm, veçmas për gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Ksoovën në fushën e drejtësisë penale.
Palët konfirmuan përparimin në negociatat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për transferimin e të dënuarve nga Danimarka në Kosovë e cila pritet të nënshkruhet dhe të ratifikohet në Kuvend gjatë këtij viti.
Partneriteti i tillë, në mes të Kosovës dhe Danimarkës, ishte pjesë e këtij diskutimi, me ç’ rast nga të dy anët u shpreh vullnet për të bashkëpunuar për interesat e qytetarëve të të dy palëve, në zhvillimin dhe avancimin edhe për interesa tjera vitale.
Partneriteti i fuqishëm në sektorin e drejtësisë, investimet e rëndësishme në fushën e energjisë, janë garanci për zgjerim të bashkëpunimit edhe në fushat tjera./arbresh.info/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...