Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim deputeten dhe Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.
Gjatë këtij takimi, është diskutuar për situatën në veri të Kosovës, me theks të veçantë për ngjarjet e fundit me sulmin terrorist në territorin e Kosovës të dirigjuar nga Serbia, përcjell Arbresh.info.
Ministrja Haxhiu ka informuar deputeten Kearns për punën e institucioneve të drejtësisë për t’i sjellë para përgjegjësisë penale terroristët, refuzimin e Serbisë për të dorëzuar terroristët, për procedurat për fletërreshtimin ndërkombëtar.
Temë diskutimi ishte gjithashtu bashkëpunimi i Republikës së Kosovës me mekanizmat ndërkombëtar.
Tutje, Haxhiu e ka njoftuar deputeten Kearns për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, sfidat dhe rezultatet gjatë këtij rrugëtimi. Reforma në sistemin e drejtësisë, adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës, dhuna në familje, ishin disa nga temat e diskutuara në këtë takim.
Deputetja dhe Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, u zotua për mbështetje të vazhdueshme të Kosovës në proceset e saj veçmas në kuadër të forcimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Kosovë.
Të dy palët u dakorduan për komunikim të vazhdueshëm për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin në dobi të fuqizimit të Republikës së Kosovës në aspiratat e saj.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist