Haxhiu takon Ambasadorin austriak, flasin për shtrirjen e ligjit në Kosovë

14:40 | 11 Maj 2021
V. S.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka priti në takim sot Ambasadorin austriak Christoph Weidinger.

Haxhiu më këtë rast e informoi më gjerësisht rreth prioriteteve të Ministrisë.

Ambasadori austriak, Christoph Weidinger e uroi ministren Haxhiu për detyrën e saj, si dhe ofroi mbështetjen e ambasadës austriake, në mënyrë që ligji dhe drejtësia në Kosovë të shtrihet gjithandej tek qytetarët, pa dallim.

Vullnet dhe gatishmëri për bashkëpunim edhe në të ardhmen u shprehë nga të dy palët, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme