Takimi i sotshëm pati për qëllim informimin dhe diskutimin e nismave ligjore lidhur me fushat brenda mandatit të Agjencisë Kundër Korrupsion si dhe nevojën për bashkëpunim dhe adresim të çështjeve kontestuese.
Përveç çështjeve që kanë të bëjnë më vështirësitë e zbatimit të legjislacionit brenda kompetencave të Agjencisë Kundër Korrupsion, në takim gjithashtu u diskutua për hartimin dhe kompletimin e strategjisë kundër korrupsionit, për nismat ligjore që kanë të bëjnë me mandatin dhe fushën e Agjencisë Kundër Korrupsion, për rregullativen ligjore për sinjalizuesit si dhe tema të tjera në interesin e përbashkët të të dyja institucioneve. Në takim gjithashtu u diskutua për evitimin e konflikteve eventuale me ligje të tjera.
Në këtë takim morën pjesë edhe këshilltari dhe shefi i kabinetit të ministres z. Genc Nimoni, asistentja e ministres Berita Abazi, ndërsa krahas drejtorit të AKK-së ishin edhe këshilltarët e tij Lindita Ademi dhe Veli Hoti.
Palët shprehën vullnetin për të intensifikuar takimet dhe bashkëpunimin në veçanti në çështjet e interesit të përbashkët institucional./arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...