Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për çështjet që ndërlidhen me sektorin e drejtësisë si dhe prioritetet gjatë mandatit të saj.
Gjatë këtij takimi Ministrja Haxhiu e ka uruar shefin e EULEX-it z. Wigemark për detyrën e re ndërsa kanë diskutuar edhe për rolin dhe mbështetjen që mund të ofroj ky mision në sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Ministrja Haxhiu theksoi se shteti i së drejtës, sundimi i rendit dhe ligjit do të jetë prioritet gjatë mandatit të saj si Ministre e Drejtësisë dhe për këtë, bashkëpunimi me misionet ndërkombëtare është tejet i nevojshëm.
Nga ana e tij, z. Lars-Gunnar Wigemark, ka shprehur gatishmërinë në emër të misionit të cilin e drejton për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti Ministrinë e Drejtësisë, në rolin mbështetës në fushën e sundimit të ligjit./arbresh.info/
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...