Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin ka diskutuar për prioritetet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Me këtë rast, ministrja Haxhiu tha se OSBE-ja mbetet një partner i fuqishëm i Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
Ministrja Haxhiu dhe Ambasadori Braathu gjatë këtij takimi ranë dakord që të bashkëpunojnë në proceset që ndërlidhen me sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës.
Ndërsa Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, pasi uroi ministren Haxhiu për detyrën e saj, deklaroi se misioni i OSBE-së do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e mëtejmë të institucioneve të pavarura, demokratike dhe në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, në promovimin e të drejtave të njeriut, komuniteteve dhe për sundimin e ligjit./arbresh.info/
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...
Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të tr...
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë