Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vendimit të Ambasadës së SHBA-së, për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Përmes një shkrimi në facebook, Haxhiu ka thënë se kjo komunikatë do të duhej të ishte shqetësim për bartësit e sistemit të drejtësisë dhe thirrje për reflektim dhe ndalim të grupeve e individëve brenda sistemit prokurorial, të cilët siç thotë ajo nuk ia duan të mirën sistemit por punojnë ditë e natë për agjendat e tyre të mbrapshta.
Sipas saj sot, ende pa u zgjedhur, dihen emrat e kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit.
Postimi i plotë:
“Ne besojmë se këto procese janë rrënjësisht të prishura”…”vazhdimi i pjesëmarrjes në këtë proces do të mund të keqinterpretohej si përkrahje e këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim më pjesë në të”, thuhet në komunikatën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raport me zgjedhjen e anëtarëve në KPK dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve.
Kjo komunikatë do të duhej të ishte shqetësim për bartësit e sistemit të drejtësisë dhe thirrje për reflektim dhe ndalim të grupeve e individëve brenda sistemit prokurorial që nuk ia duan të mirën sistemit por punojnë ditë e natë për agjendat e tyre të mbrapshta.
Sot, ende pa u zgjedhur, dihen emrat e kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit!
Kjo nuk ka të bëj me meritokraci por fatkeqësisht tregon e dëshmon fuqinë e atyre që as s’do të duhej të ishin pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që për vite radhazi i kanë shërbyer kriminelëve e oligarkëve.
Gjatë kohës sa ishim në Qeveri, synimet i kishim të qarta. Shteti i së drejtës ishte prioritet i Qeverisë tonë.
Vetingu në sistemin e drejtësisë është mekanizëm i domosdoshëm por që punën e mirë e ndalën keqbërësit dhe ata që vodhën vullnetin qytetar.
Sot, në seancën e raportimit për 100 ditëshin e Qeverisë, gjatë gjithë kohës Hoti dhe tjerët flisnin kinse për sukseset e tyre. Por ja që çështjen kryesore që të gjitha raportet e partnerëve tanë ndërkombëtarë e vënë theksin, e që është përcaktuese për zhvillimin e shoqërisë sonë, sistemi i drejtësisë dhe sundimi i ligjit, e lënë rrënjësisht të prishur./arbresh.info
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë