Google ADS

Haxhiu: S’ka më të majtë e të djathtë por vetëm lakmitarë për karrige

16:29 | 3 Shkurt 2020
A Z

Bekim Haxhiu deputet nga rradhët e PDK-së, gjatë seancës, tha se nga Vetëvendosja deklaronin se s’do të bisedonin më Listën Serbe tash u zunë në flagrancë në bisedime.

Sipas tij ska më të majtë e të djathtë por vetëm lakmitarë për karrige.

“Sot Albini 13 vite pas do të behet Kryeministër më një plan të pakos së Ahtisarit kur dikur protestonin e u vranë dy aktivistë. Se ka ba koalicion më ata që i akuzonte për vrasjen e Astrit Deharit nuk është befasi. VV deklaronin se s’do të bisedonin më Listën Serbe tash u zunë në flagrancë në bisedime. Përgjatë këtyre 4 muajve këtyre dy partive ju  ka hequr maskat. S’ka ma të djathtë e të majtë por vetëm lakmitarë për karrige. Katër muaj u sillen e u pështillen nëpër kafe e ne rënçin e Prapashticës që dikur e ruanin shkaku i aksionit të Vetëvendosjes. Ata që i keni mashtrua se keni me ja u rrit pagën e keni mi siguru banesa çdo qifti të ri kanë mbetur vetëm premtime”./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/170012854325993/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme