Haxhiu: Sivjet në listën tonë përveçse cilësi kemi edhe më shumë kandidate gra

13:59 | 12 Dhjetor 2024
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se në zgjedhjet e kaluara kaluara të gjitha gratë nga radha e Lëvizjes Vetëvendosje janë bërë deputete pa ndihmën e kuotës.

Ajo ka thënë se sivjet në listën e tyre ka më shumë kandidate gra, shkruan Arbresh.info.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! jo vetëm që nuk është krahasuar asnjëherë me subjektet tjera sa i përket kauzave për barazi gjinore e përfaqësim gjinor, por as që i ka pasur ndonjëherë shembull ata. Ne zakonisht jemi krahasuar vetëm me veten dhe progresin e kemi matur mbi atë.”, ka shkruar ajo

“Ndërkaq, krahasuar me subjektet e tjera ne kemi në listë 41 gra kandidate, ndërkaq subjektet si PDK 38, LDK 37 dhe AAK 36.”, u shpreh ajo.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë të përfaqësojë e të luftojë për më shumë të drejta e më shumë barazi sikurse do të vazhdojë të ofrojë e shtyjë përpara edhe politika zhvillimore e sociale që për bazë kanë fuqizimin e gruas në shoqërinë tonë.”, ka shtuar Haxhiu./Arbresh.info/

Të ngjashme