Haxhiu shpalosi të arriturat e Ministrisë së Drejtësisë në “DIGICAMP”

20:50 | 8 Nëntor 2023
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka amrrë pjesë në ‘DIGICAMP’ ku ka diskutuar për digjitalizimin e shërbimeve administrative.

Në këtë diskutim, Haxhiu ka shpalosur të arriturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe shërbimeve të cilat siç tha ajo, së shpjeti do të digjitalizohen, shkruan Arbresh.info.

“Në këtë diskutim mjaft të vlefshëm dhe të ngrohtë, shpalosa edhe arritjet e Ministrisë së Drejtësisë për shërbimet që së shpejti do të digjitalizohen e të cilat, janë në interes për qytetaret si: jurisprudencë, noteri, përmbarim, ndërmjetësim, adminastratorë të falimentimit dhe ekspertë gjyqësorë.”, ka shrkuar Haxhiu.

Ajo ka falënderuar organizatorët nga Zyra e Kryeministrit dhe GIZ për ftesën dhe mundësimin e këtij diskutimi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme