Haxhiu: Shërbimi Sprovues të ndihmojë në parandalimin e recidivizmit

19:30 | 9 Gusht 2024
R J

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar Zyrën Rajonale të Shërbimit Sprovues në Mitrovicë, ku u njoftua me punën e zyrtarëve sprovues dhe të stafit të tjera, duke u fokusuar sidomos në mbikëqyrjen e dënimeve alternative.

Në një postim në Facebook, ministrja Haxhiu ka vlerësuar angazhimin dhe punën e palodhur të stafit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve për të siguruar që shërbimi sprovues të ofrojë mbështetje efektive dhe të kontribuojë në parandalimin e recidivizmit.

“Jam e përkushtuar që ministria të investojë në trajnime dhe burime të tjera që do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të këtij shërbimi, në mënyrë që të kontribuojmë në një shoqëri më të sigurt dhe të drejtë për të gjithë”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme