Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka theksuar se gjatë mandatit të saj qeverisës janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për adresimin e përgjegjësisë lidhur me krimet e luftës, veçanërisht në lidhje me gjykimin në mungesë të kriminelëve serbë.
Haxhiu ka theksuar se këto veprime janë të para në historinë e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
“Një prej ndryshimeve të rëndësishme që kemi realizuar është mundësia për të gjykuar kriminelët serbë në mungesë, çka do të thotë që ata që përpiqen të shmangin përgjegjësinë për krimet që kanë kryer, tani mund të ndjeken penalisht, pavarësisht vendodhjes së tyre”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka deklaruar se Prokuroria Speciale ka ngritur tashmë 67 aktakuza ndaj 174 personave, nga të cilat dhjetë raste janë në proces gjykimi në mungesë, dhe se ky numër pritet të rritet vazhdimisht.
Ministrja ka theksuar rëndësinë e këtij procesi, duke përmendur se Serbia nuk ka dorëzuar kriminelët e luftës dhe ata që kanë kryer akte terroriste në kohë paqeje, duke bërë të domosdoshme adresimin e gjykimit në mungesë për këta individë.
“Veprimet që kemi ndërmarrë janë realizuar për herë të parë, si Instituti për Krime të Luftës, si Drejtësia Tranzicionale dhe si gjykimi në mungesë. Ne ishim të detyruar të nisim nga e para, pasi në të kaluarën nuk ka pasur vullnet për të adresuar përgjegjësinë institucionale për krimet e luftës,”, ka përfunduar ministrja Haxhiu.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...