Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar sot pas lajmit se Komuna e Istogut ka marrë vendim që të rrënohet një nga burgjet më të tmerrshme të ish-regjimit në Kosovë në Gurrakocit, në të cilin për momentin po jeton familja Çitaku në kushte të mjerueshme.
Albulena Haxhiua ka thënë se që nga përfundimi i luftës është shtyer përpara tendenca e fshirjes së gjurmëve të krimeve që Serbia i ka bërë në Kosovë.
“Ditëve të fundit kemi dëgjuar edhe për vendimin e Komunës së Istogut, që burgu i Gurrakocit, në të cilin janë dhunuar fizikisht shumë të burgosur shqiptarë të rrënohet”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksoi ky vendim është i papranueshëm dhe ka për qëllim fshirjen dhe amnistimin e krimeve të Serbisë në Kosovë. Krimet e Serbisë nuk duhet të fshihen ato duhet të shihen e kujtohen dhe dënohen. Qasja 20 vjeçare që është ndjekur, na ka sjellë këtu ku jemi.
“Kanë kaluar më shumë se 20 vite të pasluftës dhe ne nuk kemi as dokumentim të krimeve të luftës, as dënim për kriminelët por ama kemi Gjykatë Speciale për UÇK-në. Secili vend, në të cilin është ushtruar dhunë e janë maltretuar shqiptarët duhet të bëhet Muze”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu./indexonline/
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...