Google ADS

Haxhiu: Seanca nuk do të mbahet as të enjten, Qeveria Haradinaj po tenton ta mbysë parlamentarizmin

15:26 | 14 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputetja nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se as të enjten nuk do të mbahet seanca plenare ku në rend dite ishte interpelanca për rritjen e pagave të Qeverisë.

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook thekson se Qeveria Haradinaj po i ik ballafaqimit me Kuvendin dhe po tenton të mbysë Republikën parlamentare.

Lexoni të plotë postimin e Haxhiut në Facebook:

“As nesër nuk do të mbahet seanca plenare ku në rend dite ka qenë Interpelanca për rritjen e pagave të Qeverisë dhe vendimi për pagën minimale dhe ai për skemën sociale. Kështu u njoftuam nga Kuvendi!

Dje është dashur të mbahet seanca por në mungesë të kryeministrit, u caktua që vazhdimi i seancës të jetë të enjten. Shtrohet pyetja kush e morri të drejtën e shtyrjes së seancës?

Qeveria Haradinaj po i ik ballafaqimit me Kuvendin dhe po tenton të mbysë Republikën parlamentare! Një Qeveri e tillë, ditët i ka të numëruara!”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme