Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Zyra e Presidencës marshuan si shenjë të mbështetjes të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Me rastin e zyrtarizmit të datës 14 prilli si datë për te përkujtuar të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës të Kosovës në vitit 1999, qindra gra e burra protestuan nga sheshi “Ibrahim Rugova” deri tek monumenti “Heroinat”.
Marshit iu kanë bashkangjitur edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ish këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës Vasfije Krasniqi-Godmann, shkruan arbresh.info
Donika Kadaj Bujupi tha se të përdhunuarit e luftës janë kujtesa kolektive dhe dëshmia e kohës kur ishte lufta e Kosovës dhe Serbisë.
“I përgëzoj për guximin dhe uroj që kjo ditë është institucionalizuar. Një ndër krimet më çnjerëzore të luftës, këto krime që vazhdojnë të jenë prezentë duhet t’i shtojmë kurajo dhe ti mbështesim sepse njohja dhe drejtësia janë parakusht i paqes. Të sigurohemi që e kaluara mos të përsëritet dhe e ardhmja të bëhet më mirë për liri. Të mbijetuarit e dhunës janë kujtesa jonë kolektive, janë dëshmitë e kohës dhe e drejta jonë që do ta mbrojmë kurdo dhe kudo. Shënimi i 14 prillit do të jetë vulosje e bashkimit dhe mbështetjes tonë”, tha ajo. E mbijetuara e kësaj dhune seksuale, Vasfije Krasniqi e kujtoi në këtë datë ditën më të tmerrshme të saj. Madje tha se dhimbjet e saj do t’i shndërroj në forcë për të gjitha gratë e dhunuara për të dhënë zë për drejtësi.
“14 prilli për shumicën e shqiptarëve por për mua ka qenë dita më e keqe e jetës time, me ditën se sodit dua ta shndërroje në forcë në kurajo t’iu jap forcë viktimat dhe të jap zë në krejt botën se çka ka bë Serbia gjatë luftës në Kosovë”, tha ajo.
Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se nuk do të lejoj që këto krime të heshtin. Madje ajo dha edhe një lajm të mirë, ka treguar se do të finalizoj strategjinë për drejtësinë transicionale e cila në veçanti adreson ndihmën psiko-sociale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
“Ne përkulemi ndaj forcës suaj të pa shembullt. Jemi bashkë për të nderuar kujtimin e tyre dhe qëndrueshmërinë që ato kanë treguar para atyre që u përpoqën ti dëmtonin por edhe që ti shtypin. Nuk duhet të lejojnë që këto krime të harron apo te heshtim. Duhet të jemi krahë për krahë para drjetësisë, lufta në Kosovë pati pasoja të mëdha krimet që kanë bërë Serbia ishin të shumta nga krimet e luftës, njerëzimit. Mijëra gra e vajza përfshirë edhe djemtë e burrat u përdhunuar seksualisht nga pjesëtarët ushtarak të Serbisë. Plagët fizike dhe psiqike janë te thella por janë edhe afatgjate. Andaj si ministre e do të finalizojmë strategjinë për drejtësinë tranzicionale e cila në veçanti adreson ndihmën psiko-sociale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Po ashtu kemi themeluar në Kuvend, Institutin për Dokumentimet e krimeve gjatë luftës. Në Kosovë së bashku duhet ta luftojmë dhunën seksuale në çfarëdo forme të jetë ajo. Së fundi kemi procedura zgjatjen e statusit e atyre që kanë qenë viktima të dhunës seksuale të kërkojnë mbështetje nga shteti”, tha ajo./Arbresh.info/
lexo edhe:
14 prilli Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, marshohet në sheshet e Prishtinës
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...