Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marr pjesë në takimin e 12-të të Komitetit Drejtues të Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se ka falënderuar përfaqësuesit e BE-së dhe EUKOJUST për bashkëpunimin dhe mbështetjen, përcjell Arbresh.info
“Falënderova përfaqësuesit e BE-së dhe EUKOJUST për bashkëpunimin e dobishëm 3 vjeçar dhe për mbështetjen e tyre në reformimin e brendshëm të Ministrisë, por edhe të tërë sistemit të drejtësisë për këto vjet.”
“Në veçanti, Programi i EUKOJUST luajti një rol të rëndësishëm për mbështetjen profesionale në disa prej nismave tona të rëndësishme reformuese në fushën civile dhe penale, por edhe në atë administrative”, shkroi Haxhiu.
Mes tjerash, Haxhiu tha se “rrugëtimi ynë reformues do të vazhdojë tutje dhe partneriteti ynë me BE dhe programet përkatëse mbetet mjaft i rëndësishëm në arritjen e objektivave tona reformuese për qasje më të lehtë në drejtësi, llogaridhënie e transparencë në sistem./Arbresh.info
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...