Google ADS

Haxhiu: Rekomandimet e ZKA-së duhet të jenë bazë e mjaftueshme për veprim nga ana e prokurorisë së shtetit

17:42 | 7 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, takuan auditoren e përgjithshme, Vlora Spanca së bashku me ndihmës auditorin e përgjithshëm, Qerkin Morina.

Ministrja Haxhiu, fillimisht e uroi znj. Spanca për detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve, me qëllim të adresimit të rekomandimeve të raportit të auditorit.

Më tej Ministrja Haxhiu theksoi se rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, veçmas aty ku konstatohen shkelje të natyrës materiale dhe ku përsëriten, duhet të jenë bazë e mjaftueshme për prokurorinë e shtetit që ndaj shkeljeve të tilla të mos i mbyllin sytë.

Ministria e Drejtësisë tashmë i ka ndërmarrë të gjitha veprimet me qëllim të adresimit të rekomandimeve të raportit Zyrës Kombëtarë të Auditimit për vitin e kaluar. Një vëmendje e veçantë po i kushtohet adresimit të vonesave në ekzekutimin e pagesave, e gjetur kjo e natyrës procedurale për Ministrinë e Drejtësisë, thekoi ministrja Haxhiu.

Kurse auditorja e përgjithshme znj. Spanca, duke e falënderuar ministren Haxhiu për takimin, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, për bashkëpunim me Ministrinë
e Drejtësisë, me qëllimin e përbashkët, ngritjen e përformancës së institucioneve të Republikës së Kosovës për sa i takon shpenzimit të parasë publike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme