Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar deklaratën e saj për Gjykatën Kushtetuese, të cilën e ka bërë palë me opozitën. Haxhiu ka thënë se deklarata nuk mund të konsiderohet akuzë.
“Është keqkuptim i kritikës sime ndaj disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, se kam të drejtë t’i komentoj ato, sepse unë do t’i zbatoj ato, sepse është obligim i imi”, deklaroi ministrja Haxhiu në “RTK Prime”
Ajo sqaroi se nuk ka thënë se Gjykata Kushtetuese është palë me opozitën, por opozita ka atë aleat.
Ministrja Haxhiu ka folur edhe për reformën në drejtësi. Sipas saj reformat në drejtësi bëhen për qytetarët e Kosovës. “Nuk bëhen për kryeministrin Kurti, as për ministren Haxhiu, as për një individ”, ka theksuar ajo, duke thënë se Vetting është çelësi i reformave në drejtësi.
Ministrja Haxhiu ka përmednuar Ligjin për KPK-në, i cili është diskutuar më së shumti gjatë kohëve të fundit.
“Duke pasur parasysh që reformat në drejtësi janë rrënjësore dhe prekin shumë hallka dhe që kanë ndikim të gjerë, ne kemi konsideruar se për të bërë këtë duhet të jemi në komunikimi të vazhdueshëm me Komisionin e Venecias”, ka theksuar Haxhiu. Ajo më tej sqaroi se nga ky komision ka marrë dritën e gjelbër në reformën e KPK-së, në arsyetimin se interesi i përgjithshëm është mbi atë individual, derisa Gjykata Kushtetuese refuzon atë, duke u thirrur në cenimin rendit juridik.
“Opozita ka të drejtë të dërgojë ankesa në Gjykatën Kushtetuese, por nuk dërgohen reformat që prekin drejtpërdrejtë qytetarin në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ministrja Haxhiu.
Ndërkaq lidhur me mosdekretimin e për kryeprokuror të KPK-së të Blerim Isufajt nga ana e presidentes Osmani, e që për opozitën është konsideruar si shkelje e Kushtetutës së Kosovës, ministrja Haxhiu ka thënë se në të kaluarën ekzekutivi, legjislativi e sistemi i drejtësisë nuk kanë pasur përplasje të theksuara, bile, sipas saj kanë pasur aleanca të forta.
E lidhur me mospjesëmarrjen e deputetëve të pushtetit për konstituimin e Komisionit për Rezerva Shtetërore, ministrja Haxhiu ka thënë se është përgjegjësi e deputetëve që janë anëtarë në Grupin Parlamentar.
“Se përse nuk është konstituuar ende nuk i di arsyet, por se do të bëhet dhe ky komision do të konstituohet dhe Prokuroria ka marrë dritën e gjelbër për të hetuar për këtë çështje”, ka deklaruar Haxhiu, derisa shtoi se ministrja Hajdari nuk është në afera korruptive e skandale të tjera.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...