Google ADS

Haxhiu reagon për vrasjen në Ferizaj: Gratë ende nuk janë të sigurta

16:46 | 12 Prill 2024
E.K

Një grua është vrarë e një burrë është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se pavarësisht përpjekjeve gratë ende nuk janë të sigurta.

“E tronditur nga lajmi për vrasjen e gruas në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Një krim tjetër i rëndë i cili duhet të marrë dënim maksimal. Pavarësisht përpjekjes sonë të përditshme, angazhimit tonë të vazhdueshëm, gratë ende nuk janë të sigurta. Raste si këto na obligojnë që të vazhdojmë punën dhe angazhimin në adresimin e fenomeneve si dhuna me bazë gjinore dhe femicidi. Të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të jenë të pakompromisë në adresimin e këtyre rasteve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Vrasja në Ferizaj, Prokuroria: I dyshuari është ish-bashkëshorti i viktimës

 

Vritet një grua në Ferizaj dhe mbetet i plagosur një burrë, arrestohet i dyshuari

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme