Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas padisë që ia ka bërë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Haxhiu tha se do ta bëjnë publik raportin financiar i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme.
“Për çfarë më paska paditur deputetja Blerta Deliu Kodra? Për të vërtetën? Shumë mirë.
Ne do ta bëjmë publik raportin financiar i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme”, ka shkruar Haxhiu.
Ministrja tha se para disa javëve e ka njoftuar edhe Kryetarin e Komisionit për Legjislacion, me të cilin dhe po ashtu ka folur publikisht.
“Para disa javëve, për këtë e kam njoftuar me shkrim Kryetarin e Komisionit për Legjislacion dhe po ashtu kam folur publikisht. Në fakt veprimi i duhur do të ishte kthimi i mjeteve që i ka përfituar paligjshëm”, shkruan ajo.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka dorëzuar padi për shpifje kundër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook, raporton Arbresh.info.
Padia sipas saj, është dorëzuar sot në gjykatë për shpifjet dhe të pavërtetat që sipas saj, ministrja Haxhiu po i bënë në studiot televizive kundër opozitës.
“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar. Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti”, shkruan deputetja e PDK-së./Arbresh.info/
lexo edhe:
Deputetja e PDK-së paditë për shpifje ministren e Drejtësisë: Shihemi në gjykatë, Albulenë!
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave