Google ADS

Haxhiu: Ramush Haradinaj ka pritur kriminelë në zyrën e tij

23:52 | 20 Maj 2021
Përparim Bublaku

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili sot në Kuvend e pyeti kryeministrin Albin Kurti se nëse është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte në burg.

Haxhiu u shpreh se Haradinajt s’i ka hije të flasë pasi, sipas saj, ai ka pritur në zyrën e tij kriminel që dyshohen për krime të rënda në Kosovë.

“Ai ka prit në zyrën e tij kriminelë që dyshohen për krime të rënda në Kosovë, nuk i ka hije një personi të tillë të flasë, që gjithë i ka shërbyer interesave të veta gjatë qeverisjes së tij.

Si me thënë, nuk është që nuk e kemi pritur, por në fakt më e tepër e shoh si reagim për shkak të reformave të thella që Qeveria Kurti pritet t’i bëjë”, tha Haxhiu në T7.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme