Në një konferencë të organizuar për media nga Lëvizja Vetëvendosje deputetët e kësaj lëvizje Fitore Pacolli dhe Albulena Haxhiu ku folën për antikorrupsionin dhe kushtet e integrimit, raporton arbresh.info.
Ndërsa deputetja nga kjo lëvizje Albulena Haxhiu gjatë kësaj konference ka folur edhe për qeveritë e kaluara dhe luftimin e korrupsionit.
“Qeveritë si ajo e Thaçit 1 dhe 2 por po ashtu edhe ajo e Mustafës si dhe kjo aktuale në vazhdimësi me fjalë kanë thënë se janë zero tolerant ndaj korrupsionit, mirëpo në anën tjetër në Kosovë janë krijuar politikan milioner që nuk mund të ta justifikojnë pasurinë e tyre të paligjshme dhe në anën tjetër ndonëse janë pasuruar në kurriz të qytetarëve të varfër kanë mbetur të paprekshëm nga sistemi i drejtësisë”, tha Haxhiu.
Po ashtu Haxhiu ka përmendur edhe rastet e korrupsionit që mbeten të paprekshëm.
“Vetëm këto muajt e fundit kemi qenë dëshmitarë së si të korruptuarit mbeten të paprekshëm. Pak ditë më parë u lirua nga paraburgimi për rastin Toka, Azem Syla, më tutje kemi hezitimin e hetimeve për Devollin dhe Z-mobile në dëm të Telekomit të Kosovës, humbjen dhe heshtjen e hetimeve dhe mos fillimi i procesit për aferën Pronto. Po ashtu kemi edhe rastin e Enver Hasanit që u dënua me kusht për veprime korruptive por edhe shumë raste të tjera të korrupsionit të qëllimshëm parashkruhen, “ka thënë Haxhiu.
Haxhiu po ashtu gjatë kësaj konference foli edhe për procedimin e projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme.
“Ky projektligj do të forcojë kompetencat e prokurorisë por po ashtu e vendos barrën e provës tek personi i dyshuar dhe jo tek prokurori siç është aktualisht”, tha ajo.
Po ashtu Haxhiu në fund tha se nesër do të fton në interpelancë Ministren e Integrimeve në lidhje me të gjeturat e raportit të ekspertëve të Bashkimit Evropian.
“Qysh nesër do të procedojmë edhe interpelancën lidhur me këtë raport të cilën e fsheh edhe ministrja e Dhurata Hoxha. Kryetari I VV-së i ka shkruar një letër kryeministrit Haradinaj , ku ka shprehur gatishmërinë. Nuk mund të ketë ratifikim të Demarkacionit pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar . Është e papranueshme për në si Kuvend asnjëherë nuk e ka diskutuar këtë raport i cili ka dëmtuar rëndë interesat strategjike të Kosovës”, tha Haxhiu./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...