Haxhiu: Qasja si e Abelard Tahirit ka shtyrë qytetarët ta lëshojnë Kosovën

21:02 | 5 Korrik 2019
Arbresh.info

Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ndaj Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri i cili kishte thënë më herët se Vetëvendosje ka tendenca të kompromentojë çdo proces në vend, përfshirë edhe promovimin e noterisë i cili është tërësisht profesional dhe apolitik.

“Abelard Tahiri paska drejtuar një mal akuzash në drejtim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për shkak të konferencës së sotme të cilën e paska cilësuar si sulm”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.

Haxhiu thotë se Tahiri ishte dashur të të njoftonte opinionin publik për aksionin e sotëm dhe jo të akuzonte partinë e saj.

I tërë procesi i noterisë është i kompromentur sipas deputetës.

“Siç kemi bërë të ditur, edhe nga mediet, por edhe shumë kandidatë, kanë shprehur shqetësimet e tyre për padrejtësitë e këtij procesi, ata dhe gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë saktë se çfarë ka ndodhur me këtë proces”, ka thënë tutje Haxhiu.

“Kjo qasje si e Abelardit dhe e kësaj Qeverie pa dallim, ka shtyer qytetarët ta lëshojnë Kosovën për të kërkuar jetë më të mirë, barazi e drejtësi sepse gjitha këto ia mohuan këta që po mundohen ta kapin çdo segment të shtetit”.

Ky është postimi i plotë i saj:

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/2710134469057327

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme