Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka ngritur zërin kundër zvarritjeve që Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e udhëhequr nga Kujtim Shala po i bën për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Ish nënkryetari i FFK-së ka treguar se sikur MKRS-ja me në krye Kujtim Shalën të ishin të përgjegjshëm, tash aty do të duhej të zhvilloheshin ndeshjet ndërkombëtare të Kosovës, shkruan Veriu.info.
Haxhiu e ka pyetur publikisht Shalën se kë Ministër në MKRS po e pengon emri i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”, që nuk po lejon që kombëtarja e Kosovës të zhvilloj ndeshjet zyrtare kualifikuese në Mitrovicë.
Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiut në Facebook:
Tri vite vonesë në rifillimin e punimeve në Stadiumin Olimpik Adem Jashari në Mitrovicë, një vit i plotë nga pranimi në UEFA dhe FIFA asnjë punë e kryer, ngecje në investimet edhe në Stadiumin e Prishtinës, dy lojë të kombëtares së Kosovës janë zhvilluar në Shkodër, ministri i MKRS Kujtim Shala krekoset në vend të kërkimit të llogaridhënjës për mos punë!
Në muajin korrik 2016, Kuvendi i Kosovë ndau 1 260 000 Euro për investime në Stadiumin Olimpik Adem Jashari, KRPP lejoi procedurë të përshpejtuar në muajin Gusht 2016, por punët nuk filluan për shkak të papërgjegjësisë së MKRS, mjetet e planifikuar për vitin 2016 nuk u shfrytëzuan.
Kur Kuvendi ndau 1 260 000 Euro për investime në Stadiumin Olimpik Adem Jashari, unë kam kërkuar që të ndahen 1 860 000 Euro, bazuar në nevojat që ka Stadiumin Olimpik Adem Jashari për përgatitjen për kategorinë e katërt për gara ndërkombëtare që punimet të kryhen për dy muaj. Më 1 Tetor 2016 Stadiumi Olimpik Adem Jashari në Mitrovicë duhej të ishte gati për gara ndërkombëtare dhe kombëtarja jonë do të zhvillonte ndeshjet në Kosovë, e jo në Shkodër.
Ministri Kujtim Shala duhet ta dijë se puna e tij, e MKRS-së nuk është as për krekosje, as për mburrje, por për llogaridhenje dhe përgjegjësi .
Qytetarët e Kosovës, sportistët dhe adhuruesit e sportit duhet ta dinë:
Kush nuk lejoj që investimet në Stadiumin Olimpik Adem Jashari të përfundojnë në vitin 2016?
Pse nuk u shfrytëzuan mjetet e planifikuara për investime në Stadiumin Olimpik Adem Jashari në vitin 2016?
Përse MKRS e udhëhequr nga Kujtim Shala me buxhetin e vitit 2017 planifikoj që investimet në Stadiumin Olimpik Adem Jashari të përfundojnë në vitin 2019? (Vetëm pas insistimit tim kjo u ndryshua në Kuvend)
Përkundër buxhetit të ndarë këtë vit dhe gadishmerisë së FFK-së për të filluar investimet, për cilat arsye u shty deri në muajin Maj fillimi i punimeve në Stadiumin Olimpik Adem Jashari?
Përse investimet në Stadiumin Olimpik Adem Jashari, po bëhen për karegorinë e dytë e jo të katërtën ? (Në stadiumet e kategorisë se dytë nuk mund të zhvillohen ndeshjet zyrtare kualifikuese të kombëtareve, por vetëm të klubeve)
Tani kur me 1 Qershor zyrtarët e UEFA-s do të vijnë për inspektim të Stadiumit Olimpik Adem Jashari, keni rrezikuar seriozisht pjesmarrjen e klubeve në garat ndërkombëtare, kombëtarja e Kosovës nuk do të mund të zhvilloj lojët në stadium të kategorisë së dytë.
Prandaj , koha është për llogaridhenje dhe përgjegjësi e aspak për krekosje!
Ministër kend në MKRS po e pengon emri i Stadiumit Olimpik Adem Jashari që nuk po lejon që kombëtarja e Kosovës të zhvilloj ndeshjet zyrtare kualifikuese në Mitrovicë.
Emri i komandantit legjendar Adem Jashari është sinonim i gjithqkaje që frymon sot në Republikën e Kosovës dhe për ju dhe MKRS-ne do të duhej të ishte shtytje pēr të ndermarë të gjitha veprimet që ky stadium me këtë emër të ishte tempulli më i kompletuar i sporteve në KOSOVË.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...