Google ADS

Haxhiu publikon emrat e dy grupeve punuese që do shqyrtojnë tarifat e noterëve dhe përmbaruesve

16:59 | 16 Prill 2020
Arbresh.info

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka caktuar dy grupe punuese me qëllim të rishqyrtimit të tarifave të përmbarueseve privat dhe noterëve.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një publikimin në facebook, ku dhe ka paraqitur emrat e personave që do të jenë pjesë e këtyre grupeve.

Haxhiu ka thënë se kjo po bëhet pas ankesave të shumta që kanë ardhur nga ana e qytetarëve për këto tarifa.

Më poshtë i gjeni dokumentet e plota.

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3555907727813326

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme