Haxhiu: PSD nuk do të kalojë pragun zgjedhor

23:24 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Albulena Haxhiu ka folur për përçarjet në Vetëvendosje, kërkesën për zgjedhje dhe PSD’në. Thotë se këta të fundit nuk do e kalonin as pragun zgjedhor.

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu ka folur sërish për përçarjet në këtë parti që rezultuan me një parti të re. Grupi i Deputetëve të Pavarur, siç u drejtohet ajo sipas emrit me të cilin janë të regjistruar në Kuvend, sipas saj kanë pasur një strategji dashakeqe gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.

Ajo përmend Dardan Molliqajn, i cili sipas saj është angazhuar personalisht nëpër qendrat e votimit që ai të merrte shumë vota, ndërkohë që kandidati i VV’së për kryeministër Albin Kurti të mos votohej shumë.

“Kjo për shkak se do t’i thoshte Albinit: E sheh njerëzit nuk të kanë votuar”, thotë ajo në DPT te Fidani në T7.

“Po ajo çfarë ne po kuptojmë tash është se nëpër qendra ka pasur lista se kush të votohet”, shpjegon ajo.

Strategjia e udhëhequr nga pesë anëtarë, përfshirë Dardan Molliqajn e Aida Dërgutin, sipas saj kanë bërë presion në aktivistë.

“Qëllimi jonë ka qenë që Albin Kurti të marrë më së shumti vota. Në disa prej listave që u janë dhënë disa prej aktivistëve nëpër qendra qoftë nga Dardan Molliqaj apo dikush tjetër ka pasur një strategji dashakeqe që madje as kryetari i VV’së të mos votohet”, thotë Haxhiu.

“Visari nuk ka vota më shumë se Dardan Molliqaj’, tha ajo.

Ndërkohë, Haxhiu është e bindur se PSD nuk ëshë për zgjedhje të reja. Sipas saj, kjo parti nuk do të kalonte as pragun zgjedhor.

“Kërkesa jonë është që vendi të shkojë në zgjedhje të ardhshme. VV nuk merr pjesë në një tryezë që nuk e ka këtë temë”, tha deputetja e VV’së.

“Debatet tjera për dialogun e çështje tjera bëhen në Kuvendin e Kosovës”, shtoi ajo.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme