Haxhiu: ‘Pronto’ dëshmi e kapjes së shtetit, vetëm Qeveria e re do ta çkap atë

11:26 | 3 Janar 2020
Arbresh.info

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës për lirim nga të gjitha akuzuarit të përfshirët në rastin e njohur si ‘Pronto’.

Haxhiu përmes një postimi në facebook ka shkrua se ky lirim është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës, shkruan arbresh.info.

“Aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës Pronto është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës. Gjykata sot, i dha të drejtë atyre që ia kanë mbytur shpresën rinisë dhe qytetarëve të Kosovës me veprime kriminale me qëllim të kapjes së shtetit”, ka shkuar Haxhiu.

Ai ka shtuar se aktgjykimi është vulë e shtetit të kapur e sipas saj është nevoje urgjente krijimi i Qeverisë së re për çkapjen e shtetetit.

“Trupi gjykues i dha të drejtë abuzuesve. Çfarë prova i janë dashur trupit gjykues, kur të gjithë me veshët tanë i kemi dëgjuar abuzuesit?! Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur. Është aktgjykim që thërret për angazhim deri në çkapjen e shtetit andaj nuk ka kohë për të humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re.”, ka përfunduar Haxhiu,

Kujtojmë që sot, 11 të akuzuarit për rastin e njohur si ‘Pronto’ janë shpallur të pafajshëm.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti dhe tetë të akuzuarit tjerë po akuzoheshin për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”.

Ndërsa kryetari i trupit gjykues, gjykatësit Shashivar Hoti, tha se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale më të cilën ngarkohen./arbresh.info/

Shpallen të pafajshëm të akuzuarit për rastin “Pronto”

“Rasti ‘Pronto’ mund të kthehet në rigjykim”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme