Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur lidhur me mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale për intersvistim.
Ajo tha se kryeministri Kurti nuk e ka refuzuar ftesën por ka shprehur gatishmëri që kërkesa e tyre të realizohet, shkruan Arbresh.info.
Haxhiu para gazetarëve u shpreh se se prokurorët nuk kanë asnjë arsye që të mos i përgjigjen kërkesës së kryeministrit.
“Kabineti i Kryeministrit i ka propozuar tri data se kur mund të realizohet kjo kërkesë bazuar edhe në agjendën e kryeministrit Kurti dhe tash brenda kësaj jave kanë mbetur dy data që Kabineti i Kryeministrit i ka propozuar Prokurorisë Speciale. Prandaj, konsideroj që nuk ka asnjë arsye që prokurorët të cilët po thuhet që jan ë të interesuqar të marrin dëshminë e kryeministrit Kurti për rezervat shtetërore, pra, nuk ka asnjë arsye që ata të refuzojnë që t’i përgjigjen kërkesës së kryeministrit për ta intervistuar në zyre siç ka kërkuar kryeministri Kurti.”, u shpreh ajo në një konferencë për media për punën dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës në drejtësinë tranzicionale dhe adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
E para e drejtësisë u shpreh se nuk është diՈka që nuk ka ndodhur në të kaluarën, por sipas saj, “nuk duan të flasin.
“Prokuroria Speciale sa herë që ka të bëjë me Qeverinë e Kosovës iu rrjedhin informacionet. Besoj edhe data që iu ka propozu kryeministri gjegjësisht kabineti i kryeministrit, se kur është e përshtatshme, ju nuk i keni, por, sigurisht që mund të rrjedhin nga Prokuroria Speciale duke marrur parasysh se gjithmonë ju rrjedhin.”, tha Haxhiu.
Ministrja Haxhiu theksoi se kjo nuk shtë diçka e paligjshme.
“Është e qartë që Prokuroria Speciale me kto veprime ka tendencë për ta minuar punën tonë, për ta bllokuar punën tonë, për ta dëmtuar Qeverinë dhe Lëvizjen Vetëvendosje si zakonshëm kanë bërë”, tha ajo./Arbresh.info/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...