Google ADS

Haxhiu: Procedohet në Komision Projektligji për Vetingun e nivele të larta

16:53 | 3 Mars 2023
K.B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar sot se është finalizuar dhe proceduar në Komisionin Ad-hoc të Kuvendit, Projektligjin për Kontrollin e Integritetit të pozitave të caktuara në sistemin e drejtësisë , që është Vetingu i niveleve të larta.

“Projektligji është harmonizuar në tërësi me Draft Amendamentet Kushtetuese të cilat tashmë janë miratuar nga Komisioni Parlamentar dhe janë proceduar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese si dhe është në përputhje të plotë me Opinionin e Komisionit të Venecias” ka thënë mes të tjerash Haxhiu.

Sipas saj, Vetingu është një ndër proceset kryesore të reformës në drejtësi i cili po zhvillohet në hapa të sigurt drejt jetësimit dhe sigurimit të një sistemi të drejtësisë së pavarur, paanshëm dhe pacenueshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme