Google ADS

Haxhiu priti në takim përfaqësuesin e UNDP-së, diskutojnë për reformën në drejtësi

16:58 | 1 Gusht 2023
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim përfaqësuesin rezident nga UNDP, Nuno Queiros.

Sipas njoftimit, në këtë takim është biseduar për reformën në drejtësi dhe aspiratat e Ministrisë së Drejtësisë, shkruan Arbresh.info.

“Në këtë takim theks i veçantë i është dhënë reformës në drejtësi, shërbimeve sociale, adresimin e dhunës në familje, drejtësisë tranzicionale dhe politikave të tjera prioritare të Ministrisë.”, thuhet në postimin e Ministrisë në Facebook.

Ndërkaq, nga UNDP ëjstë shprehur gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe ndihmë në ekspertizë përkitazi me kërkesat e Ministrisë së Drejtësisë, për të dinamizuar politikat drejt rezultateve të reja./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme